'U prehtë në paqe', Baba Mondi te ambasada e Vatikanit në Tiranë: Do të marr pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi në një deklaratë nga Ambasada e Vatikanit në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

Baba Mondi shprehu ngushëllimet klerit dhe besimtarëve katolikë për këtë humbje. Ai njoftoi se do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

“Me shumë dashuri vlerësoi punën që bëjmë për bashkëjetesën vëllazërore dhe rinia shqiptare iu kthye besimit menjëherë pas kthimit të demokracisë. Vlerësoi punën tonë që parakaluam në Charlie Hebdo që treguam se të bashkuar jetohet, jo vetëm për të vrarë njëri tjetrin. Edhe në takimin e dytë nënshkruam marrëveshjen e Abu Dhabit. Edhe pse ishte në gjendje të rëndë na priti. Ngushëllime i jap klerit dhe besimtarëve katolikë. Zoti e bekoftë për punën e bërë dhe vepra e tij të vijojë nga pasardhësi i tij. U prehtë në paqe. Do të marr pjesë në ceremoninë e përcjelljes së tij në banesën e fundit”, tha ai.