‘Kafe burrash...’/ Refuzoi Ramën, Ilir Vrenozi takohet me kryetarin e PD, Sali Berisha
Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi është takuar me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, pak para takimit në Korçë, ku do të prezantohen kandidatët e PD-ASHM për zgjedhjet e 11 majit.
‘Po ndodh.... kafe burrash’, shkruan Ilir Vrenozi në Facebook.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ilir Vrenozi refuzoi në mënyrë spektakolare ftesën e kryeministrit Edi Rama për të pirë kafe largë kamerave, duke i hedhur në erë qëllimet e tij denigruese për fushatën skandaloze që po zhvillon.