100 mijë persona në rrugë! Protestat në Hamburg të papërmbajtshme

Demonstruesit po mblidhen sot në Hamburg, në ditën e fundit të samitit G20, në prag të mitingut masiv në të cilin organizata “Solidariteti pa kufij” pret të marrin pjesë 100 mijë persona. 

 Mediat gjermane shkruajne se demonstratat e sotme pasojnë protestat kundër kapitalizmit gjatë javës së kaluar, të cilat u shndërruan në “beteja” ndërmjet anarkistëve të maskuar dhe policisë.

Në një moment, policia ndoqi protestuesit nëpër çati, ndërkohë që policët në rrugë përdorën topa ujit kundrejt tyre.

Rreth 200 policë u plagosën gjatë protestave.

Zyrtarët ushtarakë gjermanë u dërguan gjithashtu për të ndihmuar në vënien e rendit në rrugët e Hamburgut.

Dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia.

Merkel tha se i mirëkuptonte protestat paqësore, por se këto demonstratat që po "vënë në rrezik jetët e njerëzve  " ishin të papranueshme"./SYRI.net/