SYRI TV/ Do u shemben shtëpitë për autostradën/ Librazhd, Banorët e Hotolishtit në protestë

Rreziku i shembjes së banesave për korridorin e tetë Elbasan-Qafën Thanë, ka ngritur në protestë banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd.

Për rreth 30 minuta, banorët bllokuan aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, ndërsa kërkuan nga qeveria të bëjë transparencë për projektin e atuostradës. Sipas banorëve, projekti rregullues i bashkisë, planifikon që të shemb dhjetëra banesa për ndërtimin e rrugës, gjë e cila mund të anashkalohet duke ndërtuar një tunel. Deri më tani nga qeveria nuk kanë marrë përgjigje, ndërsa kanë paralajmëruar protesta eedhe më të mëdha në ditët në vijim.

Dhjetëra qindra banorë të fshatit Hotolisht në Librazhd, protestuan këtë të diel duke bllokuar aksin kombëtar Elbasan-Qafë Thanë.

Shkak i protestës së tyre, është plani rregullues, që parashikon shembjen e dhjetëra objekteve me qëllim ndërtimin e autostradës së korridorit të tetë, Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas banorëve, nga plani rregullues preken të paktën 30 shtëpi me rreth 100 familje banuese në to. Shtëpitë parashikohet të shemben, ndërsa kjo pritet të shkaktojë dramë të madhe sociale për këta banorë.

Ata propozojnë ndërtimin e një tuneli për të evituar shembjen e banesave. Banorët kanë paralajmëruar vijimin e protestës nëse nuk marrin përgjigje.

Kjo ishte protesta e katërët e banorëve, të cilët deklaruan se prej muajsh presin një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH, por institucionet heshtin. Ata kanë paralajmëruar një tjetër protetë të madhe fundjavën e ardhshme, nëse shteti nuk reagon.