Atentat në Tiranë, 4 të plagosur, mes tyre 2 të mitur! Autorët pritë makinës në Shkozë, në ndjekje e qëllojnë me breshëri! 11 vjeçari në gjendje të rëndë

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së sotme (17 prill 2025) në Lundër, në Tiranë, kur 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dy fëmijë të mitur.

Makina, në të cilin udhëtonin Arens Stafa , 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, dhe dy të mitur, njëri 11 vjeç, me inicialet D.D dhe  tjetri 17 vjeç me inicialet M.D është qëlluar me breshëri plumbash në Lundër, nga persona ende të paidentifikuar që duket se i kishin zënë pritë.

Sipas burimeve paraprake, autorët e atentatit kanë qenë fillimisht të pozicionuar në ane te rrugës në rrethrrotullimin e Shkozës dhe kanë ndjekur automjetin në të cilin ndodhej Stafa së bashku me 3 personat e tjerë. Në një moment të caktuar, në Unazën e Madhe, ke 'Agro Parku' në Lundër autorët kanë hapur zjarr në drejtim të makinës.

Pas të shtënave, Stafa ka tentuar të drejtojë automjetin drejt spitalit, por ka humbur ndjenjat gjatë rrugës, duke shkaktuar aksident. 

11 vjeçari rëndë
Arens Sfafa dhe 17 vjeçari janë dëmtuar në dorë dhe krah ndërkohë 11 vjeçari dhe 19 vjeçari Kian Mullaj, janë futur në sallë dhe po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.  Bëhet me dije se tre prej janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa i mituri, 11 vjeçar është në gjëndje të rëndë.

Autorët djegin makinën në Lundër
Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targën AA 040 YV, dhe është në proces verifikimi nga autoritetet.

Në njoftimin paraprak policia nuk jep detaje mbi dinamikën e ngjarjes por informon vetëm se  rreth orës 21:50 të 4 personat kanë shkuar të plagosur me armë zjarri, në spitalin e Traumës.

Të plagosur në atentat
Arens Sfafa - 34 vjeç
Kian Mullaj, 19 vjeç
D.D - 11 vjeç
M.D - 17 vjeç

Njoftimi i policise se Tiranës

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Foto: Policia në vendin ku u gjet makina e djegur 17 prill 2025