SYRI TV/ 70 nxënës në Donofrosë mësojnë në lokal, prindërit: Na kanë thënë premtime boshe

Në fshatin Donofrosë  të Beratit 70 nxënës  të arsimit 9-vjeçar e zhvillojnë mësimin në një lokal, të marrë me qira nga bashkia, ndërkohë që 40 fëmijë të tjerë shkojnë në një shkollë private në Roskovec.

Prindërit shprehen se fëmijët e tyre shkojnë  kot në shkollë pasi nuk kuptojnë asgjë dhe disa preje tyre edhe pse jo në gjendje të mirë ekonomike janë detyruar ti çojnë në shkollë private. Ata kërkojnë rikonstruksionin e shkollës së fshatit, që u premtua se do të bëhej por ka 5 vite e mbyllur dhe nuk është kujtuar askush nga qeveria duke i lënë në harrese.

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Berat, Eno Bozdo u ka premtuar banoreve që me fitoren e PD shkolla do te rikonstruktohet dhe gjithashtu edhe do të ndërhyet në infrastrukturën e fshatit.