Parashikimi i motit për sot, 15 prill 2025
Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të ndikohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Reshjet do të shfaqen kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht në ato Qendrore, ku priten reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Pasditja do të vijojë me të njëjtën situatë atmosferike, ku vranësirat do të jenë dominuese në Veri dhe Qendër, duke sjellë sërish reshje të pakta. Ndërkohë, zonat Jugore të vendit do të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme, por pa reshje.
Gjatë natës parashikohet një përmirësim i dukshëm i motit në të gjithë territorin, duke sjellë kushte më të qëndrueshme atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga 6°C në zonat më të freskëta, deri në 27°C në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi Jugor, me shpejtësi deri në 55 km/h, duke gjeneruar dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.