SYRI TV/ Cërrik, fermerët e Klosit drejt falimentit: Prodhimet na mbeten stok, shteti nuk na mbështet
Në prag të falimentimit janë fermerët në fshatrat e bashkisë Cërrik. Këtë e tregojnë vetë bujqit e kësaj zone, të cilët shprehen se shkak i situatës së tyre ekonomike është bërë mungesa e shitjes së prodhimeve bujqësore dhe mbështetjes nga shteti.
Syri TV
Ata shprehen se të gjithë investimet e jetës i kanë në të mbjellat që kultivojnë por mungesa e shitjes, çmimet e ulëta e kostot e larta për rritjen e bimëve ka bërë që ata të kënë vetëm humbje.
Fermerët thonë se shumica e të rinjve janë larguar nga vendi duke braktisur tokat e të mbjellat e duke lënë tokat djerrë.
Kjo situatë është e njëjtë dhe në shumë fshatra të tjerë të bashkisë Cërrik ku të njëjtin fat vuajnë dhe fshatrat Mollas, Selitë e Sulovë ku fermerë të të gjitha kulturave të pemtarise, serave apo të mbjellave fushore janë duke falimentuar, duke e çuar kështu bujqësine në krizë.