‘Filtrat e nxirë’/ Qytetarët denoncojnë ndotjen masive të ujit në banesat e tyre

Këto pamje tregojnë situatën alarmante përsa i përket gjëndjes së ujit që rrjedh në ccezmat e qytetarëve në lagjet e Tiranës. Filtrat e ujit, sipas qytetarit që ka denoncuar rastin për gazetarin e SYRI TV, Bled Marku, janë nxirë nga ndotja e ujit. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për në zonën e Liqenit në Tiranë.

Përshëndetje i nderuar!

Në lidhje me ujin e ndotur dje dhe sot në Tiranë,  po ju dërgoj fotot e filtrave të shtëpisë time tek zona e Liqenit.

Filtrat kanë vetëm një javë që janë vënë dhe dje u nxinë komplet. Thuhet që uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza, uroj të mos jetë e vërtetë’, shkruan qytetari.

Ndërkohë, një tjetër denoncim është bërë edhe nga një qytetar, i cili tregon dëmtimin e tubacioneve të ujit të pijshëm në rrugën ‘Fadil Rada’.

Këto tubacione të dëmtuar të ujit të pijshëm ndodhen në rrugën ‘Fadil Rada’. Mundësisht të ndërhyet sa më parë. Flm!’, shkruan