Fermerët e Maliqit në protestë për dëmet nga ngricat: Duam ndihmë ose...

Fermerët e fshatit Burimas në Maliq dalin në protestë për dëmet e shkaktuara nga ngricat dhe temperaturat e ulëta, të cilat përfshinë juglindjen.

Sipas fermerëve, dëmi i shkaktuar arrin deri në 90% të prodhimeve, kryesisht të mollës, qershisë dhe kumbullës.

Në fshatin Burimas, ka rreth 100 fermerë që sigurojnë të ardhurat e tyre nëpërmjet bujqësisë, ndërsa këta të fundit i bëjnë apel qeverisë të ofrojë mundësinë e sigurimit të prodhimit bujqësor nëpërmjet kompanive private apo shtetërore.

Ndër të tjera, fermerët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve nëse nga ana e institucioneve përkatëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre brenda 11 Majit.