SYRI TV/ Lagja 24 Maji në Vlorë pa ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë, ‘ka vetëm një orë në ditë’

Rreth 200 familje në lagjen 24 Maji në qytetin e Vlorës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse jemi në prag të nisjes së sezonit veror, banorët e kësaj zone kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve lokale, teksa shprehen se sa herë që janë ankuar askush nuk i ka dëgjuar.

Teksa jemi në prag të nisjes së sezonit veror, në Vlorë rreth 200 familje në lagjen ‘24 Maji’ nuk kanë ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se furnizimi me ujë zgjat vetëm një orë në ditë, çka nuk mjafton për nevojat bazë të përditshme.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe ndërmarrja e ujësjellësit për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Bashkia e Vlorës apo Ujësjellësi për arsyet e këtij kufizimi drastik në furnizimin me ujë.