SYRI TV/ Belishova e lënë në harresë, banorët: S'kemi rrugë e ujë të pijshëm, s’do votojmë nëse s'merren masa
SYRI TV
Mungesa e infrastrukturës dhe harresa e qeverisë ka detyruar banorët që të largohen. Banorët kanë edhe një arsye pse në fshatin e tyre nuk ka investime. Ata shprehen se janë mbështetës të PD, dhe për këtë arsye qeveria socialiste i ka lënë në harresë si shenjë hakmarrjeje
Banorët shprehen se probleme fshati ka dhe me ujin e pijshëm. Sipas tyre kanë shtruar tubacione por ujë nuk ka në banesat e tyre
Por teksa jemi në kohë zgjedhje dhe fushata ka nisur kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj ka pohuar se ka nisur zbatimi i projektit por vetëm 2 km rrugë, ndërsa për pjesën tjetër të aksit, ai ja ka faturuar përgjegjësinë bashkisë Patos.