SYRI TV/ Dita Ndërkombëtare e Romëve: Duam legalizim të banesave, arsim dhe punësim

Në ditën e tyre ndërkombëtare, Romët kërkojnë  arsim, punësim dhe strehim. Në Elbasan ky komunitet ka protestuar të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës dhe shprehet se ndihet i diskriminuar nga institucionet shtetërore. Ndërkohë në Lushnjë romët kërkojnë më shumë punësim dhe strehim.

Syri TV

Në Ditën Ndërkombëtare, romët në Elbasan kërkojnë legalizimin e banesave .Këtë të martë ata kanë protestuar te Agjencisë Shtetërore e Kadastrës dhe shprehen se ndjehen të diskriminuar nga institucionet shtetërore.  Edhe aktivisti i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome Ervis Çota u shpreh se banorët kanë aplikuar por nuk kanë arritur tw përfitojnë asnjë dokument.

Ndërsa në Lushnjë drejtori ekzekutiv i shoqatës kombëtare të romëve Ferit Milanji kërkon që komuniteti rom kërkon integrimin e tyre si në punësim ashtu edhe në të drejtën e tyre për t’u shkolluar dhe strehuar.

8 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Romëve. Ajo u vendos në datë 8 prill të vitit 1971 në Londër ku komuniteti rom tashmë dokumentoi historinë e tij, traditën kulturën me synim ruajtjen e identitetit të tyre.