VIDEO/ Fermerët e midhjeve të Butrintit futen në grevë urie te Ministria e Bujqësisë

Pasi nuk u ka dhënë zgjidhje askush, fermerët e midhjeve të Butrintit, janë futur në grevë urie.

Dhe vendi që kanë zgjedhur janë zyrat e Ministrisë së Bujqësisë.

Në një video të dërguar në SYRI TV, një prej fermereve tregon se, si askush nuk u ka dhënë drejtim halleve të tyre, duke sjellë edhe marrjen e vendimit ekstrem nga ana e tyre.

‘Na thanë të vijmë në datë 8 prill dhe pasi na pritën, na përcollën që të shkojmë tek Ministria e Ekonomisë. Por ne kemi vendosur të futemi në grevë dhe nuk lëvizim nga këtu, kushdo që të vijë, pa zgjidhur hallet tona’, shprehet gruaja që është futur në grevë.