Jetojnë mes burimeve, por s`kanë ujë/ Fshati Zboq në Maliq ngrihet në protestë
SYRI TV
Ndonëse ndodhen mes maleve ku burimet ujore nuk mungojnë, banorët e fshatit Zboq në bashkinë Maliq nuk kanë ujë në çezmat e tyre.
Teksa reaguan në formë proteste ndaj bashkisë, banorët e fshatit Zboq në Maliq, tregojnë se shkak i mungesës së ujit është mungesa e investimeve.
Jo vetëm uji, por infrastruktura rrugore është kthyer në makth për këta banorë, sidomos për fëmijët që duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë.
Në këtë fshat, sipas banorëve prej vitesh nuk ka pasur investime, teksa shërbimet publike që duhet ti sigurojë shteti, janë të detyruar ti paguajnë dhe sigurojnë privatisht.