SYRI TV/ Mbeturinat pushtojnë Urën e Bardhajve, banorët e Shkodrës, alarm për infeksionet

 

Në zonën pranë Urës së Bardhajve, në njësinë Rrethina të Bashkisë Shkodër , mbeturinat janë bërë pjesë e përditshmërisë.

Në mungesë të pastrimeve të rregullta, hapësirat publike janë shndërruar në depozita të hapura plehrash.

Banorët thonë se e kanë ngritur shqetësimin disa herë, por situata nuk ka ndryshuar. Me afrimin e stinës së verës, ata i frikësohen shpërtimit të infeksioneve për shkak të papastërtisë.

Problemi sipas banorëve, nuk është ri. Ata kërkojnë nga Bashkia Shkodër që të ndërhyjë sa më parë për të shmangur përkeqësimin e situatës dhe për të garantuar një mjedis të pastër, dhe të sigurt për komunitetin.

Derisa të ketë ndërhyrje konkrete, kjo zonë do të mbetet jo vetëm shqetësim për banorët por edhe një dëshmi e qartë e neglizhencës institucionale ndaj problemeve mjedisore.