‘Depozitoi kallëzimin me emrin e Idajet Beqirit’/ Këlliçi: Carlo, edhe frikacak, edhe skuth, edhe spiun, por edhe imbecil

Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me një shkrim të Carlo Bollinos, pronar i Report Tv, ku ky i fundit pranonte lidhjen e tij me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pas përgjimeve nga qelia e burgut të Durrësit të publikuara në media.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se Carlo është frikacak, skuth, spiun, por edhe imbecil, pasi ka pranuar me dorën e tij autorësinë e “Kallëzimit” ndaj drejtuesit të PD për Qarkun Tiranë, të depozituar nga kamikazi presta nome Idajet Beqiri!’

‘Autori faktik i atij “kallëzimi” është pikërisht ky që sot kërcënon me një kallëzim të dytë, ky që i dridhen duart dhe zëri në sallën e gjyqit, leçjani Carlo Bollino!’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Carlo godet sërish! Edhe frikacak, edhe skuth, edhe spiun 5leksh, por edhe IMBECIL!

Sapo pranoi me dorën e tij autorësinë e “Kallëzimit” ndaj meje, të depozituar nga kamikazi presta nome Idajet Beqiri!!!

Autori faktik i atij “kallëzimi” është pikërisht ky që sot kërcënon me një kallëzim të dytë, ky që i dridhen duart dhe zëri në sallën e gjyqit, leçjani Carlo Bollino!