SYRI TV/ Uji 24 orë, banorët e ish-kënetës përgënjeshtrojnë Ramën: Kemi ujë vetëm natë!

SYRI TV

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se falë investimeve të qeverisjes së tij, Durrësi ka sot 24 orë ujë. Syri Tv kreu një vëzhgim në terren, ku deklarata e Ramës rezulton një mashtrim, pasi këto zona ende furnizohen me vetëm 2 deri në 3 orë ujë të pijshëm në ditë. Banorët shprehen se uji vjen vetëm në orën 4 të mëngjesit dhe ndalet në orën 7. E vetmja e vërtetë e thënë nga kryeministri është se për këtë sektor janë harxhuar 60 milionë euro, por ujë të pijshëm ende nuk ka.

Një ditë pas datës 1 prill, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kështu në rrjetin social një qytetari në Durrës, i cili e akuzonte kreun e qeverisë se 12 vjet pasi kishte dhënë votën, qyteti nuk kishte ujë. Por kryeministri pretendonte të kundërtën, duke u shprehur se në Spitallë, Kënetë, lagjen Nr.18 etj, ujë kishte 24 orë.

Efekte qytetari që hap rubinetin në ish-kënetë

Ky rubinet është i një prej familjeve në zonën e ish-kënetës, të cilët tregojnë se ujë 24 orë jo

Syri televizion vëzhgoi disa nga zonat, që kreu i qeverisë pretendon se kanë ujë 24 orë, apo që furnizimi është përmirësuar gjatë tre mandateve të qeverisë. Ajo që konstatuam janë një depozitë për çdo shtëpi, të cilat janë zgjidhja e vetme për këta banorë

Teksa investimet prej 60 milionë eurosh në tre mandate do duhet të zgjidhnin problemin e furnizimit me ujë për qytetarët, e vetmja gjë që kanë bërë, është fakti se sot ujësjellësi i Durrësit rezulton me një borxh prej 160 milionë eurosh ndaj palëve të treta, ndërsa qytetarëve u është rritur vetëm çmimi.