SYRI TV/ Fshati në Korçë i harruar, banorët: Vijnë për zgjedhje dhe ikin, duam rrugë dhe kanalizime

Rrugë dhe kanalizim të ujërave të zeza. Këto janë kërkesat e banorëve të fshatit Dërsnik në Korçë, të cilët shprehen se janë lënë në harresë pasi në këtë zonë nuk ka pasur asnjë investim. Qeveria për ta kujtohet vetëm në fushatë zgjedhore, bën premtime por nuk i mban duke i lënë pa infrastrukturë rrugore

Syri TV

Fshati Dërsnik në Korçë është lënë në harrese nga institucionet shtetërore, pasi prej vitesh jo vetëm ka probleme me infrastrukturën rrugore, por edhe me mungesën e kanalizimeve. Banorët shprehen se ndihen të lënë pas dore pasi vetëm fshati i tyre nuk ka parë dorën e investimeve nga qeveria.  Gropat e mëdha të mbushura me ujë e bëjnë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, duke e izoluar fshatin dhe vështirësuar jetën e përditshme të banorëve. Këta të fundit tregojnë se qeveritarët kujtohen për ta vetën në kohë fushate dhe më pas i harrojnë

Një tjetër problem madhor është mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza duke e kthyer edhe përroin e fshatit në një vatër ndotje.

Në fshatin Dërsnik në Bashkinë e Korçës, jetojnë rreth 180 familje të cilat çdo ditë përballen me mungesa që vështirësojnë jetesën e tyre.