Besimtarët myslimanë në Elbasan kremtojnë Fiter Bajramin, falin namazin në shesh

Besimtarët myslimanë festojnë sot  Fiter Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve.

Mijëra besimtarë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit.

Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Sipas Dukës, kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.