SYRI TV/ Probleme në lagjen '24 maji' në Vlorë, ujërat e zeza shqetësojnë banorët

Sikur të mos mjaftojë landfill i mbetjeve urbane, banorët e lagjes 24 maji në Vlorë përballen dhe me problemin e ujërave të zeza.

Në këtë lagje kalon ‘Kanali i Naumkës’, në të cilin shkarkohen ujërat e zeza të cilat shkaktojnë ndotje të madhe në zonë.

Teksa ende vera nuk ka mbërritur, në zonë kanë nisur të shfaqen mushkonjat, duke shqetësuar banorët.

Ata shprehen se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale, por ende nuk kanë marrë përgjigje.