Mediu takime në Kongresin Amerikan: Diskutime për 11 majin dhe problemet me përdorimin e krimit të organizuar në blerjen e votave...
Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare Fatmir Mediu ka vijuar me takimet e tij në Kongresin e SHBA.
Njoftimi:
Në vazhdim të takimeve në Kongres u takova me Kryetarin e Komitetit për mbikqyrjen e Qeverisë Amerikane Kongresmenin James Comer.
Komiteti për Mbikëqyrje dhe Reformë Qeveritare është komiteti kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Juridiksioni i tij i gjerë dhe autoriteti legjislativ e bëjnë atë një nga komitetet më me ndikim dhe më të fuqishme në Kongres.
Washington DC USA.
Kongresmeni Pete Sessions është një mik personal i veçantë prej vitesh mbështetës i Shqipërisë. Me të biseduam rreth situatës në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit, problemet e mëdha me ndikimin dhe përdorimin e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve, përcaktimin e kandidatëve për deputet të mazhorancës.
Kongresmeni Sessions premtoj se bashkë me kolegë të tjerë të Kongresit do ndiqte me vëmendje këto zgjedhje dhe i bënte thirrje qeverisë shqiptare se si vend i NATOs kishte detyrimin të garantonte Liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe një demokraci funksionale që buron nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Bashkë me Kongresmenët Pete Sessions, Robert Aderholt dhe Keith Self organizojmë çdo vit konferencën për sigurinë në Kongres ku marrin pjesë përfaqësues të lartë poltik nga më shumë se 25 vende të Evropës.