Kongresmeni Keith Self që mbështet PD-në dhe opozitën në Shqipëri, person i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self, është takuar ditën e sotme në SHBA me Fatmir Mediun, kreun e PR-së dhe aleatin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në takimin mes Mediut dhe kongresmeni Self, është diskutuar për situatën politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe zgjedhjet e 11 majit, duke nënvizuar detyrimin e vendit si anëtar i NATO-s për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mbrojtura nga ndikimi i krimit dhe korrupsionit, blerja e votave dhe intimidimi i votuesve.

Kongresmeni republikan Keith Self është një prej personave më me ndikim në administratën e re të presidentit Donald Trump për çështjet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Vetëm pak minuta më parë Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një shkrim të kongresmenit Keith Self në mediumin ËashingtonExaminer, në lidhje me sulmet kundër rebelëve Houthi në Jemen dhe udhëheqjen e fortë të Presidentit të ShBA, Donald Trump, duke siguruar suksesin e jashtëzakonshëm.

Falë udhëheqjes së fortë të Presidentit Trump dhe koordinimit të pandërprerë të ekipit të tij, sulmet e fundit kundër Houthis ishin një sukses i jashtëzakonshëm.

Terroristët u eliminuan, kërcënimet u neutralizuan dhe interesat amerikane u mbrojtën." - Kongresmeni Keith Self’, shkruhet në postimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë.