SYRI TV/ Shtim i të prekurve me kancer në Fier e Mallakastër, 120 raste të reja krahasuar me 1 vit më parë

SYRI TV

Në rrethet Fier e Mallakastër vihet re një rritje e lehtë e numrit të të prekurve me kancer. 120 raste të reja janë shtuar këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht në moshat e treta.

Numri i pacientëve të prekur nga kanceri në rrethet Fier e Mallakastër ka pësuar një rritje të lehtë. Lajmi konfirmohet nga mjekja onkologe Anisa Mone e cila pohon se për 3 mujorin e parë të 2025-ës, krahasuar me një vit më parë janë shtuar 120 raste të reja kryesisht në moshat e treta.

Në spitalin rajonal të Fierit mjekja pohon se nuk ka mungesë medikamentesh për të prekurit nga kanceri.

Mjekja onkologe Anisa Mone këshillon të kryhen kontrolle mjekësore periodike, si dhe të tregohet kujdes me ushqyerjen e të shmangen veset e duhanpirjes, alkoolit dhe çdo gjë që vë në rrezik shëndetin.