‘Një skemë e madhe spekulimi’/Shkëmbi: Po dëmtohet tregu, po ndërtohet më shumë se sa nevojitet

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto, Armando Shkëmbi – Agjent imobiliar, tha se, për dy vite, ka paralajmëruar rreth situatës në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se ndonëse shumë njerëz jetojnë duke shitur prona, realiteti është se po ndërtojmë më shumë sesa na duhen.

Ai e vuri theksin tek censusi i vitit 2023, i cili nxori një shifër alarmante prej 53 mijë apartamentesh bosh vetëm në Tiranë, ndërkohë që të njëjtën tendencë e shohim në gjithë Shqipërinë. Sipas tij, ky është një problem i madh, pasi ndërkohë që popullsia po shkon në rënie dhe emigrimi është në nivele të larta, ndërtimet vazhdojnë të rriten.

Shkëmbi gjithashtu theksoi se shumë para të shqiptarëve po shkojnë për ndërtimin e këtyre "gropave" të pallateve, duke bërë që ndërtimet të shiten me një çmim më të lartë se sa ato janë realisht të vlefshme. "Po shohim reklama që thonë 'u hap gropa', dhe kjo është një tregues i qartë i një sistemi që po fryhet", përfundoi ai.

Armando Shkëmbi:

Kam dy vite që thërras, kujdes se po dëmtojmë trehun. Pra unë jetoj duke shitur prona e megjithatë them se ne po ndërtojmë më shumë se na nevojiten.

Censusi i vitit  2023 nxori 53 mijë apartamente bosh vetëm në Tiranë, në të gjitha Shqipërinë ishte e frikshme. Ne vazhdojmë ndërtojmë, po për kë po ndërtojm. Ne na emigrojnë njerëzit lindjet kanë rënë.

Tirana është një skenë e madh spekulimi. Unë dhe ti jemi fermerëvi diku në fshatrat e Elbasanit, fiton ca lek. Lekët duke rritur lopë apo duke mbjellë grur fitohen vështirë. Kemi dëgjuar në Tiranë se po ti fusëhs lekët në një pallat në gropë, i fut me 1000 euro metri katrorë dhe kur mbaron shitet me 1500. Atëherë un do rris lopë apo do ti fus te gropa pallatit? Do ti fus te gropa.

Pjesa më e madhe e parave të Shqiptarëve tani po shkon nëpër gropat e pallateve. Po të shikoni reklamin thonë u hap gropa, u hap gropa...

Në të gjithë perëndimin nuk shiten kështu produktet. Ti mudn të shesësh po ka disa rregulla.

Kjo skema jonë po fryhet