SYRI TV/ Rruga e Kolonjës izolon 7 fshatra, banorët: Rruga s’na lejon të shkojmë te tokat

Ndërtimi i rrugës së re te Kolonjës ka penalizuar banoret e fshatrave Helms, Mollas, Qinam, Selenice, Vodice, Bejkove dhe Psar.

Ata shprehen se janë dakort për ndërtimin e saj dhe madje edhe pse kanë prekur tokat e tyre, por  mos marrja e masave për ndërtimin e nënkalimeve ka krijuar probleme serioze për jetesën e tyre dhe ekonominë familjare.

Këto mungesa e kanë bërë më të vështirë aksesin në tokat bujqësore dhe kullota. Ata shprehen se para se rruga të ndërtohej kanë marrë premtime nga kryetari bashkisë se situata do të rregullohej, por ai i ka gënjyer duke mos mbajtur fjalen. Madje  theksojne se sa herë që shkojnë ta takojnë për problemet e tyre ai largohet nga zyra

Banorët thonë se kjo situata ka sjellë probleme per ta, dhe nese nuk do të kete ndonjë zgjidhje, janë gati të braktisin gjithçka dhe të largohen jashtë Shqipërisë

Rruga e re preku një sërë fshatrash të kësaj bashkie, tokat e të cilës një pjesë u zu nga projekti e një pjesë bëhet e paaksesuseshme për banorët për ti punuar por shtojnë se edhe për pronat e tyre nuk janë dëmshpërblyer