SYRI TV/ Vlora mbytet nga tymi toksik i plehrave, propapagandës së Ramës dhe Dredhës i del tymi
Prej dy ditësh Vlora është duke u mbytur nga tymi toksik, për shkak të djegies së plehrave në lagjen 24 maji. Zjarri i rënë në fushën e mbetjeve, ka nxjerrë zbuluar propagandën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë prezantoi investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin turistik të qytetit. Por teksa bënte propagandë, kryeministri harroi t`u thoshte qytetarëve se prej vitit 2023, ai dhe kryebashkiaku Ermal Dredha premtojnë hapjen e landfillit të Sherishtës, i cili edhe pse ka kushtuar 22 milion euro, nuk është vënë në funksion ende. kandidatët e opozitës akuzuan qeverinë dhe bashkinë për keqmenaxhim.
Syri tv
Rikthehet zjarri në fushën e mbetjeve urbane në lagjen 24 Maji në qytetin e Vlorës. Prej ditës së diel, zjarri po djeg mbetjet në qytet, duke shkaktuar ndotje në ajër dhe mjedis, ndërsa rrezikon dhe banesa.
Tymi toksik ka shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët, që jetojnë në lagjen 24 maji.
Zjarri i rënë në fushën e mbetjeve, ka nxjerrë zbuluar propagandën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë prezantoi investimet në infrastrukturë dhe zhvillimin turistik të qytetit, por harroi premtimet për vënien në funksion të landfillit të Sherishtës.
Kjo është deklarata e bërë nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Ermal Dredha, në 26 tetor të vitit 2023, ku në atë kohë, gjatë inspektimit të punimeve për Lungomaren në Radhimë, deklaronin me bindje se do të merrte fund djegia e mbetjeve urbane Vlorë. Sipas kryeministrit dhe kryebashkiakut të Vlorës, plehrat në pranverën e vitit 2024, do të depozitoheshin në landfillin e sherishtës, ndërsa landfilli i vjetër i mbetjeve do të mbyllej.
Pranvera dhe vera e 2024 erdhën shpejtë. Plehrat, jo vetëm nuk u zhvendosën në landfillin e Sherishtës, por në kulmin e sezonit turistik, në muajin Korrik, landfilli në lagjen 24 maji u përfshi nga flakë deri apokaliptike, ndërsa Dredha akuzoi KFV-n për dështimin e Sherishtës.
Fusha e mbetjeve u përfshi përsëri nga zjarri në nëntor 2024, ndërsa një muaj më pas, Ermal Dredha në mbledhjen e këshillit bashkiak deklaronte se Sherishta do hapej në janar 2025.
Në muajin e tretë të vitit 2025, investimi 22 milionë euro në Sherishtë ende nuk pret plehra, ndërsa ato digjen në mes të Vlorës. i zënë ngushtë nga zjarri i radhës në fushën e mbetjeve, Ermal Dredha edhe këtë herë premtoi përsëri.