SYRI TV/ Rruga e Rrashkullaj në Malsinë e Madhe e harruar, besimtarët: Shteti të kthej sytë këtej
Kjo rrugë në zonën e Rrashkullaj të Malësisë së Madhe është e amortizuar prej vitesh dhe askush nuk është kujtuar që ta rikonstruktojë.
Banorët por edhe besimtarë të krishterë që përdorin këtë rrugë për të shkuar te kisha e Shën Gjonit kërkojnë ndërhyrje nga shteti, pasi ky aks është shumë i frekuentuar nga besimtarët që shkojnë në kishë.
Por përveç rrugës, një tjetër shqetësim për banorët e zonës janë edhe mbeturinat.
Këto të fundit që janë hedhur dhe nuk pastrohen kanë shkaktuar një ndotje të ambientit dhe banorët kërkojnë nga institucionet përkatëse që të marrin masa për pastrimin e tyre.