Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësinë e Korçës

Bujqësia shqiptare po përballet me dëme të konsiderueshme pas motit të ashpër që ka sjellë dëborë dhe temperatura të ulëta që kanë rrezikuar drufrutorët.

Këto kushte ekstreme kanë goditur veçanërisht rajonin juglindor të Shqipërisë, ku drufrutorët kishin filluar të lulëzonin.

Temperaturat e ulëta, deri në -7°C, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha tek fermerët, të cilët kishin pritur një sezon më të favorshëm për kultivimin e frutave.

Specialistët e bujqësisë kanë njoftuar se ky fenomen ka ndodhur pas një periudhe të ngrohtë, ku temperaturat kishin arritur deri në 27°C, duke krijuar një kontrast të papritur për bimët.

Fermerët janë të shqetësuar për të ardhmen e kulturave të tyre, duke kërkuar mbështetje për të reduktuar pasojat që mund të sjellë ky fenomen i papritur atmosferik.

Ndërkaq, sinoptikanët kanë dhënë shpresa se reshje dëbore nuk do të ketë, fermerët shpresojnë që temperaturat e ulëta të mos zgjasin për shumë ditë në mënyrë që të minimizojnë dëmet në kulturat e tyre.