KQZ rrëzon PDIU-në, Shëtim Idrizi nuk do të jetë deputet i Kuvendit. Doda: Na janë ‘zhdukur’ 50 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër kërkesës së PDIU-së për të rinumëruar disa qendra votimi, ku ata pretentojnë se kanë vota të mjaftueshme për të nxjerrë mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi.

Në përfundim të diskutimeve, KQZ e ka rrëzuar këtë pretendim dhe kërkesën e PDIU-së, duke lënë jashtë parlamentit të ri Idrizin.

Në fillim të kësaj mbledhje, Mesila Doda, ka kërkuar me faktet e saja mandati e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës. Ajo deklaroi në mbledhjen e KQZ-së, se ky institucion duhet të administrojë çdo provë të materialeve zgjedhore.

Doda u shfaq e sigurt, se janë 50 mijë vota të pa llogaritura për PDIU në Tiranë. Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Ndërkaq në fund KQZ-ja ka miratuar edhe tabelat përfundimtare të mandateve të deputetëve për Tiranën.

Kështu PS do të ketë 18 deputetë, PD 11 deputetë dhe LSI-ja, 5 deputetë.

/SYRI.net