SYRI TV/ Nga shkollë në strehë për përdorues droge, godina në Elbasan e mbushur me shiringa

Dikur ka qenë shkolla “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, por tani është bërë një strehë për përdoruesit e drogës. Banorët ankohen se nuk kanë siguri të ecin gjatë orëve të natës në këtë zonë, pasi ka përdorues të lëndës narkotike apo edhe të alkoolit. Ndërkohë, nga ana tjetër, asnjë institucion nuk ka marrë masa që kjo godinë të mos përdoret nga përdoruesit e drogës.

SYRI TV

Banorët në lagjen Kala ankohen dhe kërkojnë kontrolle të vazhdueshme nga policia, pasi gjatë orëve të vona të natës nuk ka siguri për të kaluar, pasi godina përdoret nga përdorues droge.

Sipas tyre, në këtë lagje kanë mbetur vetëm mosha e tretë, teksa pushteti vendor duhet të kthejë sytë për të sistemuar këtë godinë, e cila nga shkollë është kthyer fatkeqësisht në strehë për përdoruesit e lëndës narkotike, por edhe të alkoolit. Kjo shihet qartë, teksa për tokë janë shiringa të përdorura.