Dëborë në pranverë dhe temperatura minus; Zonat ku është rikthyer dimri këto ditë
Reshjet e dendura të shiut të një ditë më parë kanë sjellë ulje temperaturash të cilat janë shoqëruar me reshje dëbore.
Temperaturat në zonat malore kanë arritur deri në -4 gradë Celsius.
Nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se reshjet e dëborës janë afruar deri në afërsi të qytetit të Bulqizës.
Prani të reshjeve ka edhe në fshatrat e thella të njësive administrative si Trebisht, Ostren, Zerqani, Fushë Bulqizë dhe Martanesh, ku dhe kanë sjellë probleme në frutikulturë si dhe tek të mbjellat.
Problem nga reshjet ka pasur edhe në rrugët e minierave të Zonës D,Martanesh si dhe në Tërnovë.