Protestë për rrugën Rrëshen-Lurë/ Banorët: Jemi mashtruar për 30 vjet, asnjë deputet mos të vijë për votë...

Banorët e Mirditës kanë protestuar këtë të hënë për aksin rrugor Përlat-Mirditë, që ndodhet në gjendje të të degraduar.

Protesta është zhvilluar në vendin ‘Livadhi i turkut’, në Përlat të Mirditës, ndërsa banorë të zonës thonë se gjendja e rrugës ka vënë në vështirësi jetesën e tyre.

Ata paralajmëruan vijim e protestës, ndërsa do të zhvendosen në vijim edhe në Rrugën e Kombit”.

Ata thotë se janë mashtruar për ndërtimin e aksit rrugor, gjendja e të cilit vijon të jetë e degraduar.

Kam dy fjalë për t’i thënë Edi Ramës. Kur ishte në Lurë para 3 vjetësh, të tha një qytetar se ti gënjen. Ti paske gënjyer shumë mirë, bravo të qoftë. Ne rrugën e duam të bëhet shpejt e shpejt, e keni prishur më shumë’, është shprehur një nga banorët.

Mos u mashtroni. Pse keni frikë, nga se keni frikë? Të protestosh për rrugën e kalamajve tuaj, çfarë është kjo frikë. Po dalim për fëmijët tonë, nuk po dalim as për PD, as për PS, as për nuk na e ndjen fare. Por merrni pjesë se është trishtim në këtë lloj mënyre. Asnjë votë nuk e keni nga ne, as mos të vijë asnjë lloj deputeti i çdo lloj ngjyre. Na keni mashtruar për 30 vjet. Turp të keni, na keni lënë me këto vështirësi në këto zona”, është shprehur një tjetër protestues.