‘15 mars ora 19:00 para Kryeministrisë’/ Berisha: Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars ora 19:00, qytetarët të bashkohen në protestën para Kryeministrisë kundër vendimit të Edi Ramës për të mbyllur platformën sociale TikTok.
‘Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje’, thekson Berisha në thirrjen e tij.
‘Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë. Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është zgjedhje. Bashkohuni me ne!’, shkruan Berisha në Facebook.