SYRI TV/ Gorishovë, vidhen masivisht banesat banorët: Hajdutët marrin vaj ulliri e sende me vlerë
Shpopullimi i fshatit Gorishovë në Cakran të bashkisë Fier, ka bërë që banesat e mbetura pa njerëz, të bien preh e grabitjeve. Hajdutët kanë vjedhur prodhimë bujqësore dhe sende me vlerë, ndërsa deri më tani nuk ka të ndaluar nga Policia.
Ky fenomen po shqetëson banorët në fshatin Gorishovë të njësisë administrative Cakran në bashkinë e Fierit.
Vjedhjet janë bërë të shpeshta, ndërsa nga strukturat ligjzbatuese ende nuk janë marrë masa.
Sendet me vlerë dhe prodhime bujqësore e blegtorale, janë preha e zakonshme e grabitësve në këtë zonë.