SYRI TV/ Gjirokastër, pensionistët 'jo' bonusit: Duam rritje pensioni
Në Gjirokastër të moshuarit nuk janë të kënaqur me bonusin që u dha qeveria. Në vend të lëmoshit elektoral, ata kërkojnë rritje të pensionit, pasi është i pamjaftueshëm për të përballuar kostot e jetesës.
Të moshuarit në Gjirokastër janë të pakënaqur me qeverinë, pasi sipas tyre bonusi nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kostot e jetesës, ndërsa zgjidhja do të ishte rritja e pensionist.
Ata tregojnë se jetesa është bërë e vështirë, ndërsa tregojnë se paratë e pensionit i përgjysmojnë, një pjesë për ilaçet dhe një pjesë për të siguruar produktet ushqimore.
Pensionistët në të gjithë vendin kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë, pasi kanë kërkuar rritje të pensionit dhe jo lëmosh elektoral siç është bonusi që dha qeveria.