'Paralizohet' rruga e Thethit nga bora dhe ngricat, bllokohen automjetet

Që prej mbrëmjes së djeshme deri rreth orës 10 të kësaj të enjte rruga e Thethit ka qenë e bllokuar nga dëbora dhe ngricat.

Sipas raportimeve të banorëve të zonës, mbi 50 automjete kanë mbetur në rrugë të bllokuara, duke mos arritur që të qarkullojnë.

Kanë qenë vetë drejtuesit e automjeteve dhe banorë të zonës, që përmes mjeteve rrethanore, kanë ndërhyrë për të pastruar rrugën dhe për të bërë të mundur kalimin e automjeteve.

Pas disa orësh ka ndërhyrë në terren edhe borëpastruesja, duke bërë zhbllokimin e plotë të kësaj rruge. Nga ana tjetër, edhe në rrugën Theth-Ndërlysaj ka pasur rrëshqitje gurësh.