Denoncimi i gazetarit: Rilindja lë pa drita për 11 vjet dy të moshuar, njëri i sëmurë, në mes të Tiranës
Një rast i rëndë është denoncuar nga gazetari Osman Stafa, ku dy të moshuar jetojnë në errësirë që prej 11 vitesh.
Në një status që Stafa ka shpërndarë në Facebook, thotë se që prej vitit 2014, dy 70-vjeçarë, një prej të cilëve i sëmurë, jetojnë pa energji elektrike, pa ngrohje e pa asnjë mbështetje.
Statusi në FB:
A e keni menduar të jetoni 11 vite pa energji elektrike?
Po, 11 vite pa drita, pa ngrohje, pa asgjë.
Që prej vitit 2014, pa drita.
Dhe kujt ia kanë prerë?
Dy 70-vjeçarëve, dy të moshuarve.
A e dini kujt ia kanë prerë?
Një burri 70-vjeç që bën edhe burrin edhe gruan, për shkak se gruan e ka me probleme të shëndetit mendor!
Dhe a e dini se ku zhvillohet kjo histori?
Në Laprakë, Tiranë!