VIDEO/ Ja si mashtron hapur Rama para shqiptarëve, e pranoi vetë se fluturon me avion personal për ... reklamë
Kryeministri Edi Rama u shfaq sot përpara shqiptarëve duke mashtruar prapë hapur për çdo gjë.
Edhe pse shpenzon miliona euro për lukset e tij, madje edhe për teka si ajo e një kopshti në oborrin e kryeministrisë, ai tha sot se ha shumë pak dhe del fare pak në restorante.
Kujtojmë se ish-e dashura e McGonigal pati deklaruar se ai shpenzoi 10 mijë dollarë për një darkë në Nju Jork.
Kurse ish-numri dy i qeverisë së tij thotë se ai konsumon verëra me vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh.
Por skandali më i madh ishte kur Rama u tha sot shqiptarëve se ai nuk fluturon me çarter, por me me klasin ekonomik.
“Janë udhëtime pune dhe prandaj më vjen si zor shumë dhe gabime ca kërkojnë këtë njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avion privat. Jo fluturime luksi, fluturimet private me familjen, i bëj vetëm ekonomik si të gjithë të tjerët. Thonë jo mori avionin, jo udhëtoi me çarter etj. Unë udhëtimet i bëj për punë, vetëm për punë dhe jo për veten time. Udhëtimet me familjen i kam në ekonomik, ato pak që janë,” tha Rama.
Por në vitin 2022, kur opozita e akuzonte se kishte shpenzuar mbi 21 milionë euro duke fluturuar me çarterin personal, ‘Ismailin’ e Air Albania, Rama e pranonte një gjë të tillë.
Por ai shprehej në atë kohë se fluturonte me çarter për t’i bërë reklamë Shqipërisë.
“O Zot, të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!” shkruante Rama më 1 nëntor të vitit 2022.