PD mbledh kryesinë në mbrëmje. Ja dy pikat që do të diskutohen

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të PD-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohen dy çështje.

“Ne oren 19.00 mblidhet kryesia e Partise Demokratike me rend dite:

1. Miratimi i kandidaturave per kryetar te Partise Demokratike te Shqiperise.

2. Ngritja e Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale”, thanë burimet zyrtare nga PD.