FOTO/ LSI: Rama mbledhje me deputetë e PS në kryeministri. Jo e rregullt

Rama ka filluar mbledhjen e tij me deputetët e PS që dolën nga zgjedhjet e 25 qershorit. Nga ana tjetër për këtë mbledhje ka reaguar edhe deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Ajo përmes një statusi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka “denoncuar” se kreu i qeverisë, Edi Rama është duke thyer ligjin me mbledhjen e qeverisë.

“Kryeministri po bën mbledhje të PS-së në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”, - shkruan Mehmetaj në Facebook.

Pa zgjedhjeve të 25 qershorit LSI e sheh vetën në opozitë dhe kjo forcë politike është shprehur se do të bëjë një opozitë të fortë dhe të vërtetë.