Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur takimin e parë që u zhvillu sot me 74 deputetët e rinj të PS, duke sulmuar ashpër Ilir Metën.

Ai tha se Meta duhet të reflektojë, për të qenë president konsensual dhe jo konfliktual. Sipas Ramës, Meta i  bëri një dëm të pariparueshëm figurës së presidentit, më e rënda në këto 27 vite demokraci.

“Kjo është shumë e rrallë për një parti. Në bazë të përll 73% të shqiptarëve që janë të pranishëm në atdhe.

Ta mbajmë vath në vesh se këtë sukses nuk e kemi marrë për atë që kemi bërë por për atë që do të bëjmë. Të zgjidhur nga një zinxhiri i një koalicioni jo me pak problem. Ju falënderoj sy më sy të gjithëve. Jam i bindur se kemi rezerva rritëse.

Faleminderit 12 udhëheqësve të qarqeve. Falënderojmë partnerët e mandatit që lamë pas për votat. Dua të falënderoj Ilir Metën jo për hedhjen në erë të së majtës së Bashkuar. Dua t’i lutem të gjithë Të kthjellohet njëherë e mirë për të qenë konsensual dhe jo konfliktual.

LSI-ja  përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë. I bëri dëm gurës së kreut të shtetit sa nuk i është bërë më 25 vjet”, tha Rama.

Gjithashtu si lëshoi deklarata thumbuese për LSI-në, duke e quajtur “një vrimë në ujë përpara Shqipërisë”, në spektrin politik shqiptarë.