Brenda portave të njohurisë /Bibliotekat më mahnitëse në të gjithë botën

Bibliotekat janë quajtur “një ndër shtyllat e qytetërimit”. Ato kanë luajtur një rol kryesor në kulturën dhe teknologjinë njerëzore. Poeti gjerman Gëte, i quajti bibliotekat kujtesa e njerëzimit.

Bibliotekat janë ndërtesat që përmbajnë historinë e dijes – veç kësaj, tek çdo njëri që shkel në një ambient biblioteke  ato ushtrojnë një atmosferë të fuqishme.

Gjithashtu janë vendet ku mund të  na shpëtojnë nga realiteti dhe të gëzojmë heshtjen e ofruar.

Ndodh  që mund të mos jeni të apasionuar pas librave, por këto ambiente që mund të konsiderohen si mrekullitë arkitektonike të botës sonë është e pamundur të mos i  admironi.

Bibliotekat posedojnë arkitekturë mahnitëse me dizajne unike.

Të shkelësh në njërën prej tyre mund të ju transportojë në një epokë tjetër.

Megjithatë, mund të jetë një sfidë për të vizituar disa nga këto ndërtesa madhështore, por  fotografit të francez Thibaud Poirier, tani mund të shikoni disa nga tempujt më mbresëlënës të adhurimit kulturor./SYRI.net

Biblioteka Casanata në Romë
Biblioteka Joanina, Coimbra
Biblioteka Sorbonne, Paris
Biblioteka e Hotelit të Qytetit të Parisit,
Biblioteka Kombëtare e Francës
Bibloteka e pallatit Mafria, Portugali
Manastiri Admont Benedictine në Austri
Biblioteka e Universitetit Tama në Tokio, Japoni
Biblioteka Clementinum në Republikën Çeke
6- Biblioteka e kolegjit “Trinity” në Dublin, Irlandë
Biblioteka Vasconcelos, Meksikë
Biblioteka George Peabody në Baltimore, SHBA
Biblioteka publike në Nju Jork, SHBA
Biblioteka e Thomas Fisher në Universitetin e Torontos, Kanada
Libraria e kolegjit Trinity, Dublin
1-Biblioteka e Kongresit, Uashington, SHBA
Biblioteka Stadtbibliothek në Shtutgart, Gjermani