‘Jemi gra të egra’/ 8 Marsi, gratë marshojnë në Tiranë, thirrje për të drejtat e tyre

Një marshim është zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet me rastin e 8 Marsit.

Shumica e pjesëmarrësve janë gra dhe vajza, ndërsa ka patur prezentë dhe burra.

Marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa më pas janë ndalur përpara Kryeministrisë.

Në duar qytetarët mbajnë pankarta me shkrime të ndryshme për të drejtat e grave dhe vajzave.