SYRI TV/ Memaliaj ruan kujtesën e minatorëve, hapet për herë të parë muzeu
Memaliaj hap për vizitorët muzeun e minatorëve. Një numër i madh mjetesh pune, të përdorura dikur për nxjerrjen e qymyrit, sot janë konservuar dhe ruhen si objekte që mund të shihen nga vzitorët. I sapo hapur, muzeu ka ngjallur interes për turistët.
SYRI TV
Memaliaj ose ndryshe qyteti i minatorëve, Jeta e nëntokës del mbi tokë. Së fundmi është hapur muzeu i minatorëve i cili pasqyron jetën e këtyre të fundit.
Në të gjendet ekspozita e fotografive të gjithë punojësve në minieren e qymyrgurit prej vitesh, gjenden mjete të punës si llamp karbiti, llampa per nëntokë, pistol me ajër që përdorej në avancime, barominë kapele minatori,veshje, cizme etj , shkrime të ndryshme të kohës etj.
Të gjitha materialet janë pjesë e arkivave të ndryshme dhe e sendeve të dhuruara nga qytetarët”, tha përfaqësuesi i muzeut, Edmond Sala.
Rastësisht në këtë muze jemi ndeshur me një punojës të minierës i cili ka pasur edhe probleme fizike gjatë kohës që punonte në galeri. Ai prej vitesh jeton në emigrim dhe ishte rikthyer për të vizituar muzen, mes lotësh dhe emocionesh e kishte të pamundur të na rrëfente për jetën e tij nëntokë pasi kujtimet dhe nostalgjia e kthyen pas.
Ky muze, i cili vazhdon të pasurohet çdo ditë, ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh vizitorësh , turistësh vendas dhe të huaj duke ofruar një pasqyrë të pasur mbi historinë dhe trashëgiminë e minierës.