VIDEO/ Halilaj: Emigrimi na prek të gjithëve, është një proces që ndikojnë shumë faktorë

Pedagogia Helena Halilaj, e ftuar në emisionin e mëngjest ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, foli rreth fenomenit të emigrimit. Problematikë kjo që vitet e fundit ka prekur pasivisht Shqipërinë, madje ka çuar edhe në shpopullimin total të disa fshatrave.

Sipas Halilaj, fakti që shumë shqiptarë kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit, ka disa arsye.

Halilaj: Procesi i migrimit dhe emigrimit ka filluar shumë herët, por ajo që më bën përshtypje është fakti që ne në mundësi të bashkëbisedimit me shumë miq të huaj, kolegë e miq që jetojnë jashtë, kuptojmë që emigrimi nuk është vetëm shqiptar. Edhe të huajt kanë emigruar drejt vendeve të ndryshme siç është Gjermania, Holanda, Spanja apo Austria. Është një proces që janë shumë faktorë. Ne, në hartën e problematikave apo shqetësimeve që kemi patur në emigracion ka ndryshuar shumë. E dimë shumë mirë që emigracioni pas viteve ’90, ishte më shumë emigracion ekonomik edhe kryesisht gjinor, burrat ishin ata që emigronin për të siguruar të ardhura për familjen. Më pas u kthye edhe në një emigracion zinxhir ku shumë kishin shkuar dhe stabilizuar raportet e tyre të punës dhe kanë tërhequr pas edhe familjarët e tjerë.

Kemi edhe emigracionin e lirë, zgjedhje e shumë individëve siç është për studim apo specializim të mëtejshëm dhe ky ndërkulturalizmi nuk është se vetëm ne jemi aty. Janë dhe shumë të tjerë që janë në këtë fushën e emigrantëve që kanë vepruar dhe kanë punuar në vendet ku ata janë.

Për mua emigracioni dhe rikthimi i shumë emigrantëve që kanë krijuar bazën ekonomike dhe kanë ardhur për të investuar në Shqipëri, apo shumë të rinj që janë rikthyer për të dhënë kontributin e tyre, mendoj që është një marrëdhënie e cila do të ketë një efikasitet edhe është një formë e mirë pasi kanë njohuri të reja dhe sjellin kulturë të re të punës. Kemi patur edhe shumë raste që janë rikthyer edhe në administratë. Emigrimi na prek të gjithëve, është në shumë familje. Disa e kanë patur me një formë proteste ku nuk kanë gjetur veten e tyre, por ka edhe të tjerë të cilët e kanë bërë me zgjedhje emigrimin.