SYRI TV/ Fier, ezaurohet toka e varrezave publike, banorët kundër shpronësimit
Ezaurohet toka e varrezave publike në Fier. Por teksa bashkia kërkon të zgjerojë sipërfaqen duke shpronësuar pronën e 8 familjeve, këto të fundit kanë kundërshtuar për shkak të vlerës së ulët me të cilën bashkia po e kryen shpronësimin. Sipas banorëve që preken, për një dynym tokë, bashkia jep vetëm 260 mijë lekë.
Sipas banorëve, bashkia e qytetit të Fierit po shpronëson tokën me rreth 260 mijë lekë të rinj për dynym, që sipas banorëve është shumë më i ulët se çmimi i tregut.
Nga ana tjetër banorët pohojnë se në varrezat aktuale ka vende bosh por janë shitur nga bashkia për qytetarët që zgjedhin të kenë vende të rezervuara.
Banorët tregojnë se kanë pasur dhe një përplasje këtë mëngjes me policinë e shtetit dhe policinë bashkiake, të cilët kishin shkuar në pronat e tyre për të shkulur ullinjtë për tokën e varrezave.
Janë 8 familje që kundërshtojnë VKM- në e paraqitur nga bashkia për shkak të cmimit të ulët të shpronësimit E kontaktuar me telefon drejtoresha e shërbimeve publike pranë bashkisë Fier, Entela Kola ka treguar se zgjergimi i varrezave do të bëhet në bazë të akteve në fuqi.