Ndarja e spitaleve rrezikon jetën e pacientëve, Allkja: Është një sistem që punon, pa planifikim, pa sens, pa profesionistë…

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë mjeku Ilir Allkja. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar gjendjen e sistemit shëndetësor dhe ndarjen e urgjencave kirurgjikale.

Ilir Allkja: Në biseda që kam me miqtë, qoftë edhe ata që janë më optimistë për sistemin shëndetësor për sistemin politik në Shqipëri nëse i pyet nëse është ky sistemi shëndetësor që meritojmë, a është ky i duhuri. A meritojmë një sistem më të mirë, apo një shërbim më të mirë për vete për familjarët, për njerëzit tanë. Ne si shqiptarë meritojmë një sistem më të mirë. Të gjithë çarmatosen. Ne kemi një sistem shëndetësor që nuk i ngjan as atij rus të para viteve ’90 dhe as sistemit evropian të pas viteve ’90 aty ku ne synojmë të aderojmë.

Ky është një shartim. Çdo qeveri që vjen merr disa partizanë të vetët të cilët, ju thotë se si do ta bëjmë. Dhe e bëjnë në mënyrë skandaloze, e improvizojnë me këmbë, kur realisht nuk ka nevojë për këto budallaqe. Dmth, bota ecën me modele. Mjafton të merret një model, fjala vjen, modeli franko – gjerman i sistemit shëndetësor i cili është nja nga modelet më të suksesshme në Evropë, të zbatohet siç e zbatojnë gjermanët dhe jemi në rregull. Dhe nuk ndodhin fare gjithë këto, si të thuash gjera të shëmtuara. Është një sistem që ecën pa planifikim. Rasti i onkologjikut është një rast ulëritës. Fjala vjen, kanë nevojë të trajtohen 20 mijë raste dhe ministria, spitali planifikon për 3 mijë raste po 17 mijë të tjera. Numri është i improvizuar se nuk është se... Është një sistem që punon pa kostifikim, pa planifikim, pa sens, pa profesionistë e them me plot gojën. Dhe gjithë këto pasoja i vuajnë pjesa më vulnerable më e dobët më e pambrojtur, të sëmurët...