SYRI TV/ Jepet bonusi i pranverës për pensionistët, pensionistët kërkojnë rritje pensionesh
Teksa vijon shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët, këta të fundit e konsiderojnë të pamjaftueshëm.
Ka pensionistë të cilët thonë se bonusi po shpërndahet për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve, teksa zgjidhja sipas tyre është rritja e pensioneve dhe jo dhënia e bonuseve të përkohshme.
Ndryshe nga ç’ishte parashikuar për t’u shpërndarë në shkurt, bonusi i pranverës për pensionistët po jepet në muajin Mars, në prag të fushatës elektorale. Syri Tv pyeti vetë pensionistët të cilat kanë tërhequr për këtë muaj pensionin dhe bonusin. Ata shprehen se zgjidhja e vetme është rritja e pensioneve dhe jo shpërndarja e bonusit të përkohshëm, të cilin e konsiderojnë të pamjaftueshëm.
Ka nga ata pensionistë të cilët thonë se bonusi po shpërndahet për qëllime elektorale, pak para zgjedhjeve.
Sipas vendimit të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa ata me pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë.