Gripi i shpendëve/ Nis hetimi epidemiologjik, grupet e punës kryejnë verifikimet në terren, deri më tani...
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po vazhdon hetimin epidemiologjik në lidhje me rastin e gripit të shpendëve.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se kemi të bëjmë me një rast të izoluar vetëm në subjektin “Rea’s”.
Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pritet të përcaktoje vendin për asgjësimin e shpendëve të ngordhura.
Nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron tregjet nëse ka produkt nga kjo kompani.